Komisioni Anti-korrupsion hapi procedura për Ramiz Merkon, Jovo Vangellovskin dhe drejtoren e Hematologjisë

Maqedonia

Komisioni Anti-korrupsion hapi procedura për Ramiz Merkon, Jovo Vangellovskin dhe drejtoren e Hematologjisë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:24
Komisioni Anti-korrupsion

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi procedura për keqpërdorimin e pozitës zyrtare te ushtruesja e detyrës së Hematologjisë, Irena Panovska, për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski.

Te rasti i Panovskës do të hetohet nëse janë shkelur ligjit gjatë procedurës së tenderit për furnizimin e barnave, tenderin e të cilit e fiton firma Dr. Panovski, pronari i të cilit është i ati i saj.

Komisioni Anti-korrupsion e hap lëndën pas zërave në opinion, informacione të publikuara në media, por edhe me paraqitje të një grupi të mjekëve. Sipas anti-korrupsionerëve, ka shumë parregullsi që duhet të hetohen. Te paraqitja që kanë dorëzuar një grup mjekës theksohet se Panovska avancon njerëz të saj në pozita udhëheqëse dhe se ka përkrahjen e ministrit Venko Filipçe dhe të ministres Radmilla Sheqerinska.

Kundër Ramiz Merkos është hapur procedurë për furnizimin e katër automjeteve në vlerë prej 114.000 euro. Do të hetohet nëse Ramiz Merko e ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë furnizimit dhe nevojës për furnizim të “Audi A6” në vlerë prej 67.000 euro në situatë kur komuna është në borxh dhe merr mjete nga Qeveria për t’i paguar borxhet e veta. Anti-korrupsionerët cituan shkrime në mediave në lidhje me rastin me blerjen e automjetit.

Për furnizimin e automjetet është hapur procedura edhe kundër kreut të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski. Komisioni Anti-korrupsion do të hetojë nëse Vangellovski e ka keqpërdorur pozitën e tij kur ka blerë “BMW-në” 40.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat