Sot takim i ri për Ligjin për Prokurorinë Publike - Bota Sot
Sot takim i ri për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Sot takim i ri për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 10 maj 2019 Në ora: 08:53
PSP

Grupet e punës të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së sot do të mbajnë takim të ri për ligjin për prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.

Në takimin e fundit që ishte mbajtur pardje në Ministrinë e Drejtësisë nuk kishte kurrfarë lëvizjesh në pjesën e bisedimeve.

“Nuk kemi pasur kurrfarë zhvendosje në pjesën e bisedimeve. Biseduam për nenin 105 i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit, ndërsa kjo është rreth vazhdimit të procedurave dhe shfrytëzimit të dëshmive të cilat janë mbledhur deri më tani. U dakoroduam që OBRM-PDUKM-ja të bëjë disa konsultime shtesë dhe u dakorduam që takimi i ardhshëm të jetë të premten, të shohim pas këtyre konsultimeve ku do të mund të gjejmë qëndrim të përbashkët”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pas përfundimit të takimit midis grupeve të punës.

Ajo përsëriti se linjat e tyre të kuqe në sjelljen e ligjit janë në të vërtetë në atë nen duke e pasur parasysh atë që bëhet fjalë për një nen i cili duhet të mundësojë vazhdim të ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se ajo që nuk mund të pranohet në asnjë rast për Ministrinë e Drejtësisë është vendosja e dispozitave të cilat do të thonë amnisti të fshehtë për disa vepra.

Sipas ministres së Drejtësisë, tani më po kristalizohet ajo që PSP do të jetë organ i veçantë, por ajo çështje tërësisht nuk është mbyllur, me atë që çështjet kryesore nuk kanë kaluar, ende janë në fazën e arritjes së marrëveshjes.

Përfaqësuesi i opozitës në negociatat Toni Menkovski pas takimit deklaroi se OBRM-PDUKM-ja nuk heq dorë nga parimi i qeverisjes së të drejtës që është përkthyer në amendamentet.

Sipas tij, mandati i PSP-së qartë është definuar në ligj, 18 muaj nga marrja e bisedimeve të paligjshme të përgjuara.

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva megjithatë beson në procesin dhe, siç deklaroi do ta respektojë vendimin ligjor të cilin do ta harmonizojnë të dyja palët.

Theksoi se ligji çdoherë mund më mirë të formulohet dhe se në esencë janë tejkaluar dallimet për atë çka do të punojë PSP-ja.

Marrëveshja për ligjin për prokurorinë publike është një prej kushteve për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...