ASHMAA publikon raport për prezantimin medial zgjedhor të rrethit të dytë të fushatës

Maqedonia

ASHMAA publikon raport për prezantimin medial zgjedhor të rrethit të dytë të fushatës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:11
ASHMAA

Veçori e prezantimit medial në rrethin e dytë zgjedhor ka qenë përpjekja të sigurohet qasje e barabartë në raportimin e aktiviteteve nga fushata e kandidatëve për president Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski individualisht dhe me përfaqësues të partive të cilët i mbështeten kandidatët e tyre. Në raportimin për zgjedhjet e parakohshme lokale e cila ka qenë e shkurtë është tentuar të respektohet parimi i barazisë.

Këtë e thekson Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) në raportin për paraqitjen mediale zgjedhore të radiodifuzerëve nga 22 prilli deri më 3 maj.

Sipas ASHMAA, raportimi tek mediat kombëtare ka qenë e koncentruar në zgjedhjet për president, ndërsa në zgjedhjet lokale ka pasur një deri në dy kronika. Fokusi i informacioneve në televizionet rajonale dhe lokale ka mbetur në zgjedhjet lokale.

ASHMAA vlerëson se toni gjatë raportimit për aktivitetet në fushatën zgjedhore për president dhe kryetar komune ka qenë përgjithësisht neutral.

Raportimi për procesin zgjedhor për personat me dëgjim të dëmtuar në gjuhën e shenjave/interpretuese kanë siguruar Servisi publik TVM1, TV24 dhe TVM rajonale me seli në Ohër. Raporti për paraqitjen mediale gjatë zgjedhjeve është e qasshme në www.avmu.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat