Spasovski: Emigrantët ende po përpiqen në mënyrë ilegale të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Spasovski: Emigrantët ende po përpiqen në mënyrë ilegale të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Spasovski: Emigrantët ende po përpiqen në mënyrë ilegale të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:23
Oliver Spasovski

“Të dhënat për vitin 2018 shfaqin rritje të numrit të përpjekjeve për kalim ilegal në kufirin jugor, po gjithashtu është rritur edhe numri i emigrantëve të zbuluar. Ajo që më së shumti na shqetëson është që pjesa më e madhe e emigrantëve përpiqen që të përdorin shërbime të nga kontrabandistët, dhe jo vetëm në vend, por në gjithë rajonin”.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili zyrtarisht e hapi mbledhjen e 72-të të Grupi drejtues të Qendrës ndërkombëtare për zhvillimin e politikës së emigracionit, që sot dhe nesër do të mbahet në Ohër dhe që ka të bëjë për çështjet aktuale nga sfera e emigracionit.

Edhe pse, sipas Spasovskit, pavarësisht trendeve të tilla, gjendja e sigurisë te kufijtë për momentin është e volitshme.

Ministri Spasovski, mes tjerash, theksoi edhe Marrëveshjen për status mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka Agjencia për mbikëqyrje kufitare dhe bregdetare dhe Republika e Maqedonisë së Veriut si partnerë të barabartë do të ndërmarrin aksione të përbashkëta për parandalimin e emigrimit ilegal dhe krimit ndërkufitar.

“Megjithatë të gjithë jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për emigrim ilegal, bëhet fjalë për problem global, dinamik dhe tendencë të ndryshimeve të trendeve, që varet nga faktorët e jashtëm”, tha mes tjerash Spasovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...