Thimonier për negociatat: Nuk mund të parashoh datë, pas raportit të KE-së do të japim vlerësime

Maqedonia

Thimonier për negociatat: Nuk mund të parashoh datë, pas raportit të KE-së do të japim vlerësime

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:45
Christian Thimonier

“Nuk mund të flas për datë për negociatat. Do të presim raportin e Komisionit Evropian në fund të muajit maj që të bëjmë vlerësime nëse është zbatuar ajo që është dashur, gjegjësisht në fushën e gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës”.

Këtë sot e deklaroi ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut Christian Thimonier, i cili ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Prilep.

“Të parashikohet datë do të them, jo. Nuk jam astrolog, por gjithsesi do të them njërin nga kushtet: të përfundojnë punët e filluara, gjegjësisht të përfundojë agjenda 3-6-9, më pas agjenda 18, të cilat paraqesin instrumente të punës jo të zakonshme”, tha Thimonier.

Sipas tij, kjo është periudhë e rëndësishme pasi hyhet në momente turbulente në historinë botërore dhe se zgjedhjet do të ndikojnë në shumë aspekte.

“Kuptohet se zgjedhjet do të kenë ndikim, edhe atë në shumë aspekte, pasi në përgjithësi Bashkimi Evropian dhe Franca, gjithnjë e më shumë janë të interesuara për vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Thimonier.

Ndryshe, pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë dhe nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, funksionarët qeveritarë janë optimistë se në muajin qershor do të marrin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat