Të burgosurit në burgun e “Shkupit” do të ushtrojnë fitnes, së shpejti do të mësojnë edhe informatikë

Maqedonia

Të burgosurit në burgun e “Shkupit” do të ushtrojnë fitnes, së shpejti do të mësojnë edhe informatikë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:28
Burgu

Të burgosurit në burgun e “Shkupit” nga tani do të mund që të ushtrojnë, sepse në oborrin e burgut të vendosen mjete për fitnes dhe kushte për rekreacion.

“Edhe një hap tjetër në drejtim të përmirësimit të kushteve të personave të dënuar dhe pjesëmarrjes më aktive në aktivitetet sportive dhe përmbushjes së kohës së lirë me përmbajtje të dobishme, si një formë trajtimi që i kushton vëmendje të barabartë formave të tjera të trajtimit të personave të dënuarve për ri-socializimin e suksesshëm dhe përshtatjen sociale”, tha drejtori i burgut, Gjoko Kotevski.

Mjetet janë donacion e kompanisë MSA Kompani SHPK Shkup, në pajtim me memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim, nga ana e përfaqësuesve të kompanisë Adelaid Kreshnik.

Për një periudhë sa më të shkurtër, thuhet në deklaratë, do të realizohen edhe kurse kompjuterike për personat e dënuar.

Në burgun e “Shkupit” tërësisht janë rikonstruimin e hapësirave për vizitën e avokatëve, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat