Popovski: Harxhimet e presidentit të ri do të publikohen në mjetin për llogaridhënie

Maqedonia

Popovski: Harxhimet e presidentit të ri do të publikohen në mjetin për llogaridhënie

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:21
Robert Popovski

“Harxhimet e kryetarit të ri të shtetit do të bëhen publike përmes mjetit për llogaridhënie”, tha sot ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Ai tha se mjeti i njëjtë që përdoret edhe nga funksionarët tjerë në qeveri, do të zbatohet edhe tek presidenca.

“Kjo do të thotë se mjeti për transparencë, që kryeministrit, ministrat në qeveri, zv.ministrat, drejtorët e ndërmarrjeve publike, në disa raporte e kanë përdorur dhe prezantuar para qytetarëve, do të përshtatet në pajtim me mënyrën e funksionimit të kabinetit të kryetarit të shtetit dhe harxhimet do të publikohen në opinion”.

“Ky është dallim i madh me presidentin e mëhershëm Ivanov, i cili nuk ka pasur aspak qëllim që të prezantojë harxhimet dhe mënyrën e punës para qytetarëve. Ka qenë tërësisht jotransparent”, tha Popovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat