LSDM në Këshill Qendror, së paku pesë ministra do të përfshihen në ‘fshesën’ e Zaevit

Maqedonia

LSDM në Këshill Qendror, së paku pesë ministra do të përfshihen në ‘fshesën’ e Zaevit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 09:53
LSDM

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror të LSDM-së pritet të ketë ndryshime në parti por edhe pushtetin ekzekutiv.

Siç raportoi TV21, jozyrtarisht, krahas drejtorëve të ndërmarrjeve publike që nuk i kanë përmbushur pritjet, do të ndërrohet edhe pesë deri gjashtë ministra.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, para disa ditës njoftoi se ka shkarkuar 78 kryetarët e degëve komunale ndërsa sot, siç shkruan TV21, ka mundësi të përfshihet struktura më e lartë partiake.

Zaev në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kur dallimi mes kandidatit së LSDM-së dhe kandidates së VMRO-DPMNE-së ishte i vogël, njoftoi se të fillojë “fshesa” te pushteti ekzekutiv, përkatësisht se disa ministra do të ndërrohen.

Ndryshimet nuk kanë ndonjë datë të caktuar, por pritet që në fillim të qershor të bëhen. Kryeministri Zaev tashmë realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për ndryshimet në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat