PTHP: Inspektorja për tatime nga Kavadari ka kërkuar ryshfet

Maqedonia

PTHP: Inspektorja për tatime nga Kavadari ka kërkuar ryshfet

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:38
Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur akuza kundër inspektores së tatimeve të njësisë së DAP-it në Kavadarit për marrje ryshfeti.

Sipas PTHP-së, e akuzuara e cila ka kryer kontroll në një kompani në Negotinë, nga kontabilisti ka kërkuar 1.000 euro që të mos bëjë procesverbal nga kryerja e kontrollës me të cilën janë konstatuar parregullsi në punën e kompanisë. Pastaj inspektorja i ka kushtëzuar se nëse nuk merr shumën e kërkuar të parave, për shkak të parregullsive të konstatuara, kompania dhe personi përgjegjës do të duhet të paguajnë disa herë më shumë dënim në para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat