Kryeministri Zaev sot do ta parashtrojë në Kuvend propozimin për rikonstruimin e Qeverisë

Maqedonia

Kryeministri Zaev sot do ta parashtrojë në Kuvend propozimin për rikonstruimin e Qeverisë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:44
Zoran Zaev

 Kryeministri Zoran Zaev në Kuvend do ta dorëzojë propozimin për rikonstruimin e Qeverisë dhe me atë rast do t’i kumtojë hollësitë rreth emrave dhe resorëve. Propozimi duhet të miratohet në mbledhje të Kuvendit javën e ardhshme.

Pas rikonstruimit të Qeverisë, kryeministri Zaev, paralajmëroi se paralelisht me këtë, është duke u punuar edhe në valën e dytë me të cilën duhet të përfshihen drejtorë dhe anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike.

Propozimi në Kuvend fillimisht duhej të dorëzohej të premten, por kryeministri Zaev e ka shtyrë për sot, sepse vendi ynë, siç tha ai, është nikoqir e konstituencës së më shumë se 15 ministrave të financave, guvernatorëve, tre nënkryetarëve  të Bankës Botërore dhe dy nënkryetarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Lidhur me ndryshimet të cilat bëhen brenda Lidhjes Socialdemokrate, Zaev informoi se mbetet të emërohen nënkryetarët e partisë si edhe 20 kryetarë të organizatave komunale të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat