PTHP ngrit akuza kundër “El Chekas”

Maqedonia

PTHP ngrit akuza kundër “El Chekas”

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:46
El Cheka

Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka ngritur akuza nda “El Chekas” për, siç thuhet, vazhdimin e kryerjes së veprës penale, përgjime të paligjshme dhe regjistrim të zërit e sanksionuar me nenin 151 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin e 1 nga Kodi Penall.

“I akuzuari gjatë fundit të muajit maj këtë vit, nga një profil në rrjetet sociale, i paraqitur si “El Cheka” ka publikuar shumë inçizime të zërit nga përgjimet telefonike të shumë personave. Me këtë i akuzuari ka mundësuar që përdoruesit e rrjeteve socialeve dhe personave tjerë të njihen me përmbajtjet e inçizimeve të zërit gjatë bisedave”, thonë nga PTHP.

Nga atje thonë se kohëve të fundit vazhdimisht po publikohen përgjime të paligjshme nga bisedat telefonike.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcakton se çdo përgjim i paligjshëm është vepër penale sipas nenit 151 paragrafi 2 nga Kodi Penal, me të cilën është parishikuar dënim me burg prej 1 deri më 5 vjet për çdo secilin “i cili do të mundësojë që personave jo kompetent të njihet me bisedat ose deklaratat në të cilën janë përgjuar ose janë inçizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat