Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të vendos për dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të vendos për dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:48
Vesel Memedi

Nënkryetari i Kuvendit, Vesel Memedi, i cili dha dorëheqje nga funksioni i deputetit, në seancën e ardhshme do të shfrytëzoj të drejtën e tij dhe do t’u drejtohet deputetëve, ku më pastaj duhet të konstatohet dorëheqja e tij.

Memedi për AIM vërtetoi se nesër do të flasë para deputetëve duke thënë se në fjalimin e nesërm do të thuhet gjithçka që duhet.

Memedi vjen nga radhët e RDK-së, ndërsa partia e tij e udhëhiqte Ministrinë e Vetëqeverisjes Vendore. Pas rikonstruktimit të Qeverisë, ministër i Vetëqeverisjes Vendore u emërua Goran Milevski. Memedi dha dorëheqje si shenjë revolte nga vendimi i kryeministrit Zoran Zaev.

Në seancën e nesërme duhet të vërtetohet edhe mandati i deputetes së re, Aleksandra Cvetanovska që vjen në vend të Milevskit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat