Shëndeti i vajzës dhe varfëria rëndojnë mbi supet e familjes Zeqiri - Bota Sot
Shëndeti i vajzës dhe varfëria rëndojnë mbi supet e familjes Zeqiri

Maqedonia

Shëndeti i vajzës dhe varfëria rëndojnë mbi supet e familjes Zeqiri

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:25
Foto

Vogëlushja Nebije Zeqiri nga Manastiri, është vetëm shtatëmbëdhjetë muajshe. Por, fati nuk ka dashur që ajo të zhvillohet si të gjithë moshatarët e saj. Ajo vuan nga anomalia dhe ka problem me muskujt e këmbës, që e bëjnë atë të mos mund të qëndrojë në asnjë pozicion tjetër përpos të shtrirë.

Për tu përmirësuar gjendja e saj, ajo ka nevojë për terapi të vazhdueshme në spitalin privat “Sistina Nefroplus” mes Strugës dhe Ohrit. Mirëpo vajtja nga Manastiri në Ohër është e kushtueshme dhe prindët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet, pasi vetëm një ditë u kushton 100 euro. Nëna Haxhere Zeqiri tregon se sa e vështirë është për ta që ta shohin të bijën në atë gjendje, por nuk mund të bëjnë asgjë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...