Gjashtë komisione kuvendore në Maqedoninë e Veriut sot kanë seancë pune

Maqedonia

Gjashtë komisione kuvendore në Maqedoninë e Veriut sot kanë seancë pune

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:01
Kuvedni i Maqedonisë Veriore

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të ketë shumë punë për deputetët dhe të punësuarit në këtë institucion.

Në Kuvend do të mbahen gjashtë seanca të komisioneve të brendshme. Komisioni për emërime dhe zgjedhje, dhe komisioni për drejtësi do të mbajnë nga dy mbledhje.

Komisioni për çështje evropiane do të mbajë një mbledhje për të rishikuar Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2019 dhe rishikim të propozim ligjit për regjistrimin e popullatës.

Komisioni për arsim dhe komisioni për mbrojtje do të mbyllin punën e trupit kuvendor për shqyrtim të propozim ligjeve dhe rezolutave, si një ndër filtruesit e vendimeve para se të futen në Kuvend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat