Çdo ditë e më shumë maqedonas marrin shtetësi bullgare

Maqedonia

Çdo ditë e më shumë maqedonas marrin shtetësi bullgare

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 15:55
Pamje nga Shkupi

Gjithsej 2.566 personave u janë ndarë shtetësi bullgare në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, thonë të dhënat e Komisionit për shtetësi bullgare pranë kabinetit të Kryetarit të Republikës së Bullgarisë.

Sa i përket vitit të kaluar, shtetësi bullgare kanë marrë 3.619 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shtetësia bullgare përmes natyralizimit është tërhequr në pesë raste me arsyetimin se atyre që u është dhënë shtetësia, kanë fshehur informacione që i diskualifikojnë.

Informacionet kanë të bëjnë me dënimet penale të aplikuesve ose lidhjeve të tyre me krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat