Demolohet tabela e re tregjuhësore e vendosur në Shkup

Maqedonia

Demolohet tabela e re tregjuhësore e vendosur në Shkup

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 10:43
Demolohet tabela e re tregjuhësore

Është demoluar tabale e re, e cile dje u vendos në përmendoren qendrore në sheshin e Shkupit, në të cilën shkruhej se Aleksandri i Madh i takon historisë antike helene dhe është trashëgimi kulturore botërore. Incidenti ka ndodhur mbrëmë.

Në tabelën e cila ishte në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze thuhej: Për nder të Aleksandrit të Madh, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historisë botërore. Këtu është paraqitur si luftëtari në kalë”.

Vendosja e këtyre tabelave bëhet në pajtim me marrëveshje me Greqinë, për çështjen e emrit.

Në pajtim me të, ka filluar edhe largimi i Diellit të Verginës nga objektet e institucioneve dhe pustetat në të cilat ka qenë.

Ndërsa një qytetar nga Manastiri, ka vendosur që t’i kthejë në kapakët e pusetave shenjën e Diellit të Verginës. Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat