OBRM-PDUKM inkurajon Prokurorinë Publike tha thërrasë kryeministrin Zaev në pyetje

Maqedonia

OBRM-PDUKM inkurajon Prokurorinë Publike tha thërrasë kryeministrin Zaev në pyetje

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 09:40
Foto

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “nuk kalon as edhe një ditë dhe të mos ketë ndonjë idicje të re, dokument apo dëshmi për përfshirjen e Zaevit në rastin ‘Haraçi’.

“Mediat dje publikuan informacione të reja ku Zoran Zaev përmendet si njeriu që e ka ditur për haraçin”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas OBRM-PDUKM-së është koha e fundit që Prokuroria Publike të inkurajohet dhe ta thërrasë Zaevin në pyetje.

“Boki Trediçi sipas deklaratave të viktimave ka qenë në komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me Katica Janevën e cila është kryese e drejtpërdrejtë e veprës, por edhe me funksionarë të pushtetit, të cilët de facto janë ndihmës dhe me ndikimin e tyre dhe autoritetin e tyre i kanë mundësuar Boki Trediçit të mund të bëj haraç”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike të nisë hetimet kundër të gjithë atyre që janë të përfshirë dhe se mosveprimi në aferën ‘Haraçi’ mund të rrezikojë nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Qytetarët nuk meritojnë të jenë viktima për shkak të politikave shkatërruese të Zoran Zaev. Qeveria duhet të caktojë zgjedhje të parakohshme kuvendare se më shpejt”, thuhet në fund të kumtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat