Deskoska: Milloshoski është burim i lajmeve të rrejshme

Maqedonia

Deskoska: Milloshoski është burim i lajmeve të rrejshme

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:39
Renata Deskoska

Pas përfundimit të takimit të sotëm mes grupeve të punës për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, është deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e cila udhëheq grupin e pushtetit.

Në konferencë për shtyp para gazetarëve, në lidhje me bisedimet për ligjin e ri, Deskoska tha se nuk ka pasur bisedime konkrete dhe se dallimet vazhdojnë ende.

Sipas saj opozita sot ishte indiferente për shkak të letrave të Janevës nga burgu, ku kërkohet rastet e PSP-së t’ia dorëzohen Ljubomir Jovevskit.

Ndërsa në lidhje me akuzat e Antonio Milloshoskit, se veprimet e Janevës janë të koordinuara mes Zaevit, Joveskit dhe Ruskoskës, ajo tha se ato paraqesin lajme të rreme dhe se Milloshovski është burim i lajmeve të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat