Avokatja e Janevës do të dorëzojë kërkesë për shfuqizimin e masës së paraburgimit - Bota Sot
Avokatja e Janevës do të dorëzojë kërkesë për shfuqizimin e masës së paraburgimit

Maqedonia

Avokatja e Janevës do të dorëzojë kërkesë për shfuqizimin e masës së paraburgimit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:21
Katica Janeva

Avokatja e prokurores speciale publike të shkarkuar nga puna, Katica Janevës njoftoi se do të paraqesin kërkesë për shfuqizimin e masës së paraburgimit, ndërsa si garancion do të ofrojnë pasuria e saj.

“Nuk më është bërë e ditur vendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin nga puna të Katica Janevës dhe vendimin e sotëm që të mos mund të kthehet në postin e vjetër në Prokurorinë e Gjevgjelisë”, tha Irena Frçkoska për “TV21”, duke shtuar se vendimi i së shtunës dhe i sotmi i Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk i ka pranuar ato.

Ajo njoftoi se do të paraqisnin kërkesë për shfuqizimin e masës nesër.

Janevës iu është caktuar paraburgim prej 30-ditësht që skadon këto ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...