Deskoska: Nuk është rrezikuar siguria e materialeve të përgjimeve në objektin e PSP-së

Maqedonia

Deskoska: Nuk është rrezikuar siguria e materialeve të përgjimeve në objektin e PSP-së

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:19
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se nuk është rrezikuar siguria e përgjimeve në objektin e PSP-së, për shkak se prokurori republikan i ka marrë kompetencat dhe ai tani formalisht kujdeset për këto materiale.

“Prokuroria Publike është e vendosur në mënyrë hierarkike. Sipas ligjit ekzistues të prokurorisë publike, prokurori publik republikan ka të drejtë të delegojë lëndën prokurorëve publik konkret. Kjo nuk është diçka që e bën për herë të parë, kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën”, tha Deskska.

Sipas Desksoskës, nuk është kontestuese nga aspekti juridike që prokurorët janë dërguar në të njëjtin objektin në PSP-së.

Sa i përket pagave të të punësuarve në PSP, Deskoska tha se janë të përgaditura ndryshme në Ligjin për prokurorë zyrtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat