Nga lumi Vardar nxirren goma automjetesh

Maqedonia

Nga lumi Vardar nxirren goma automjetesh

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Nga shtrati i Vardarit sot janë nxjerrë disa goma të automjeteve në aksionin që u zbatua tek rrjedha nën urën “Goce Delçev” në qendër të Shkupit.

Aksionin e ka organizuar nisma qytetare me zhytës të ‘Aquatek’ nga Ohrit, shoqata ‘Vrelo’, ‘Tlasa’ nga Manastiri dhe shoqata ‘Ribar 2011’.

Aksioni është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e Protestave Klimatike Globale që zgjat deri më 27 shtator.

Nga kjo nismë qytetare i bëjnë thirrje qytetarëve të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën ekologjike në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat