Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë hap drejt stabilizimit të rajonit

Maqedonia

Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë hap drejt stabilizimit të rajonit

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 17:47
Jens Stoltenberg

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e vendeve të aleancës së NATO-s se “me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, rajoni do të jetë më stabil dhe më bashkëpunues”.

Ai këto qëndrime i ka thënë në intervistë për televizionin grek, “One channel” duke shtuar se marrëveshjet e Maqedonisë së Veriut me vendet e rajonit janë të ndijshme dhe kontroverze dhe si të tilla ato duhet të kenë kujdes për zbatim në të ardhmen.

“Marrëveshja e Prespës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është e ndijshme dhe si e tillë duhet të përshëndetet pasi paraqet hap të rëndësishëm për rajonin. Kjo marrëveshje krijoi kushte për Maqedoninë në hapërimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian” ka përfunduar Stoltenberg.

Ai gjithashtu ka inkurajuar edhe mbyllje të marrëveshjes me Bullgarinë dhe Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat