Në “Vodno” ditën e diel do të mbahet takimi i liderëve

Maqedonia

Në “Vodno” ditën e diel do të mbahet takimi i liderëve

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:17
“Villa Vodno”

Me iniciativën e Presidentit Stevo Pendarovski, ditën e dielë (20 tetor) në kabinetin e Presidentit në “Villën Vodno”, në orën 17:00 do të mbahet një takim i liderëve. Sipas një deklarate, në mbledhje do të marrin pjesë kryetarët e partive më të mëdha politike parlamentare si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.

Në takim do të marrin pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetari i Besës, Bilall Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat