Takohen Ahmeti dhe Zaev

Maqedonia

Takohen Ahmeti dhe Zaev

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:40
Ahmeti dhe Zaev

“TV Klan Maqedoni” mëson se sapo ka përfunduar një takim i papritur mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Në qendër të vëmendjes thuhet të ketë qenë zhgënjimi nga mosmarrja e datës për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë shtrirje, bëhet e ditur se të dy bashkëbiseduesit kanë nënvizuar përkushtimin për të shtyrë përpara procesin e reformave në prag të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën ushtarake të NATO-s.

TV Klan mëson se gjatë këtij bashkëbisedimi të liderëve të partive në pushtet është prekur edhe mundësia e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev:

“Për faktin se Qeveria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në tërësi nuk janë fajtore përse nuk na u caktua data, por vetë vendet kundërshtare të zgjerimit të Bashkimit Evropian, është vlerësuar se një hap i këtillë do të ngadalësonte këtë proces dhe do të kishte pasoja edhe për qëndrueshmërinë e brishtë rajonale”, tha për “TV Klan Macedonia” një burim i afërt me takimin e zhvilluar pasditen e së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat