Zaev: Unë do të jem kandidat për kryeministër

Maqedonia

Zaev: Unë do të jem kandidat për kryeministër

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:39
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se ai do të udhëheqë fushatën dhe do të jetë kandidat për kryeministër.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai tha se vendimin përfundimtar për këtë duhet të marrin organet e partisë dhe koalicionit.

“Do t’i përkushtohem partisë që t’u ofrohem edhe një herë qytetarëve. Do të kërkoj mandat të ri”, theksoi Zaev duke paralajmëruar se partia e tij do të ketë ekip të modernizuar dhe program.

I pyetur nëse Oliver Spasovski do të jetë kryeministër teknik deri në zgjedhje, Zaev tha se kjo do të dihet në fund të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat