Zaev të enjten në takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis - Bota Sot
Zaev të enjten në takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis

Maqedonia

Zaev të enjten në takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:43
Zoran Zaev dhe Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të realizojë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të samitit “Thessaloniki Summit 209”.

Ky samit sipas AIM, do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor të këtij viti në Selanik.

Mbajtjen e këtij takimi e kanë zyrtarizuar nga kabineti i kryeministrit grek, ndërsa përveç Zaevit, në samit Mitsotakis do të realizojë takim edhe me kryeministrin bullgari Boyko Borissov.

Ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, pasi të parin e patën në shtator në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat