Zaev sot udhëton në Greqi, në takim me Mitsotakis dhe afaristë grek - Bota Sot
Zaev sot udhëton në Greqi, në takim me Mitsotakis dhe afaristë grek

Maqedonia

Zaev sot udhëton në Greqi, në takim me Mitsotakis dhe afaristë grek

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:46
Zoran Zaev

Kreu i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pasdite do të udhëtoj për Greqi ku mes tjerash do të realizoj takim edhe me homologun e tij grek Mitsotakis.

“Nesër pasdite udhëtoj për në Greqi marr pjesë në një simpozium, do të takohem me Mitsotakisin dhe do të kem fjalim. Duhet të ndaj kënaqësinë time për interesin e kompanive greke që të investojnë në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj mundësin që të përforcojmë miqësinë dhe përmes ekonomisë, ta thellojmë bashkëpunimin”, deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev.

Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se do të mbajë fjalim në Samitin në Selanik dhe do t’i njoftojë të pranishmit për të gjithë përparësitë që i ka vendi.

Samiti në Selanik do të mbahet sot dhe nesër ndërsa siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministrat dhe Greqisë dhe Bullgarisë Mitsotakis dhe Borissov do të jenë të pranishëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat