Dimitrievski e Sadiku flasin me theks të veçantë për Gongun Botëror të Paqës

Maqedonia

Dimitrievski e Sadiku flasin me theks të veçantë për Gongun Botëror të Paqës

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 10:53
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski ka pritur Delagacionin e Komitetit Botëror të Paqës, së 202 vendeve të botēs, udhëhequr nga zëvëndës presidenti Dr.Rabit Sadiku dhe Ambasadorët e Paqës së Rajonit: Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, etj.

Dimitrievski ka thënë se prania e Ambasadoreve të Paqës nga Rajoni e madhëron Festën e 500 vjetorit të krijimit të Qytetit.

Nga ana tjetër, Ambasadorët e Paqës kanë folur për projektet e tyre, për Regjionin, e me theks të veçantë për Gongun Botëror të Paqës, i cili së shpejti do të vendoset në Gjilan-Kosovë, Berat-Shqipêri, Ulqin-Mali të Zi, por së shpejti edhe në Maqedoni e Serbi.

Ndërkaq takimet të tilla do të ketë edhe në shtetet tjera, ka njoftuar për këtë takim, Dr.Rabit Sadiku, zëvëndës president i Komitetit Botëror të Paqës, së 202 vendeve të botēs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat