Zaev-Trudeau: Si aleatë në NATO do të angazhohemi për marrëdhënie më të forta miqësore dhe përforcim të lidhjeve ekonomike - Bota Sot
Zaev-Trudeau: Si aleatë në NATO do të angazhohemi për marrëdhënie më të forta miqësore dhe përforcim të lidhjeve ekonomike

Maqedonia

Zaev-Trudeau: Si aleatë në NATO do të angazhohemi për marrëdhënie më të forta miqësore dhe përforcim të lidhjeve ekonomike

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:35
Zoran Zaev, Justin Trudeau

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi takim me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Në takim me kryeministrin kanadez, kur morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov u përshëndet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, si rezultat i reformave të suksesshme që erdhën si pasojë e kthimit të demokracisë në vend.

Kryeministrat Zaev dhe Trudeau gjatë bisedimeve afirmuan përcaktimin e dy vendeve për të ndërtuar marrëdhënie më të mira miqësore, tani edhe si aleatë në NATO.

Ata potencuan se do të angazhohen në përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe promovim të mundësive për investime për kompanitë nga Kandata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat