Zhernovski: Lajm i mirë nga Spanja

Maqedonia

Zhernovski: Lajm i mirë nga Spanja

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:49
Andrej Zhernovsk

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se ka lajme të mira nga Spanja.

Ai theksoi se është mbajtur seanca konstitutive në Kuvendin e Spanjës.

“Me 166 vota, Merichel Bateg u zgjodh për kryetar të Kongresit, dhe menjëherë nisi formimi i komisioneve kuvendare. Për ne, në kuadër të ratifikimit të fundit të Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, është lajm i mirë”, shkroi Zhernovski.

Ai shto se pas Samitit të djeshëm të NATO-s në Londër, tashmë është e qartë se Maqedonia është anëtar i barabartë i bashkësisë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat