Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 47-ta në listën e “pasaportave më të fuqishme” në botë

Maqedonia

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 47-ta në listën e “pasaportave më të fuqishme” në botë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut radhitet në vendin 47 në listën e “Indeksi i Pasaportave Henley” të “Pasaportave më të Fuqishme” për vitin 2020, i bërë në bazë të sa vendeve që mund të udhëtojnë pa viza.

Sipas këtij klasifikimi, me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet pa viza në 123 vende të botës.

Në krye të listës është pasaporta e Japonisë me të cilën mund të udhëtohet në 191 vende pa viza, e ndjekur nga pasaporta e Singaporit, me të cilën mund të udhëtohet pa viza në 190 vende, ndërsa Koreja e Jugut dhe Gjermania janë në vendin e tretë, të cilët udhëtojnë lirshëm në 189 vende.

Nga vendet e rajonit, Greqia ka renditje më të mirë e cila gjendet në vendin e tetë ku pa viza mund të udhëtojnë në 184 vende, e ndjekur nga Sllovenia (e 11-ta-pa viza me 180 vende), Rumania (17-të-pa viza me 172 vende), Bullgaria (18-të-pa viza me 171 vende), Kroacia (20-të-pa viza me 169 vende), Serbia (39-të-pa viza me 133 vende), Mali i Zi (46-pa viza me 124 vende), Bosnja dhe Hercegovina (52-ta-pa viza me 117 shtete), Shqipëria (54-të-pa viza me 114 vende), Turqia (55-regjimi pa viza me 111 vende) dhe Kosova (99-pa viza me 40 vende).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat