Klinikat e Qendrës Klinike të Shkupit në mënyrë joligjore kanë dhënë paga shtesë për të punësuarit

Maqedonia

Klinikat e Qendrës Klinike të Shkupit në mënyrë joligjore kanë dhënë paga shtesë për të punësuarit

Më: 10 janar 2020 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Një pjesë e klinikave në Qendrën Klinike në Shkup në mënyrë joligjore kanë ndarë shtesa në paga si shpërblime të festave për të punësuarit, ka vlerësuar Ministria e shëndetësisë, dhe ka urdhëruar që kjo të mos bëhet edhe këtë vit.

Letra me këtë urdhër ka arritur te të gjithë drejtorët e klinikave, ndërsa ata që tanimë kanë ndarë paga shtesë për të punësuarit, shumat e dhëna do të duhet t’i kthejnë. Ministri i dhëndetësisë, Venko Filipçe për TV 24 konfirmoi se është dërguar urdhër i këtillë deri te Qendra klinike, pasiqë dhënja e shtesave është joligjore.

“Pagesa e këtillë është joligjore dhe në kundërshtim me rregulloren e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Marrëveshjes kolektive. Nëse kanë vepruar në këtë mënyrë, duhet që mjetet të kthehen. Nuk theksohet mënyra se si do të kthehen paratë e dhëna, vetë këshillat drejtues të klinikave do të duhet të gjejnë mënyrë për ta kryer këtë.”, ka thënë Filipçe.

Ndërsa drejtorët e klinikave me qëndrime të ndryshme. Disa thonë se asnjëherë nuk kanë dhënë mjete shtesë për festat e fundvitit, por të tjerë shprehen se kjo është një praktikë e rregullt që vazhdon ndër vite. Ata që kanë dhënë shtesë deklarojnë se shpërblimet jepen me vendim të këshillave drejtues të cilët i caktojnë shumat e të hollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat