Rast i rëndë në Prilep, një person vret gruan dhe nënën e gruas

Maqedonia

Rast i rëndë në Prilep, një person vret gruan dhe nënën e gruas

Më: 11 janar 2020 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Tragjedi familjare në Prilep ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një qytetar i Prilepit ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe nënën e saj ndërsa ka plagosur dhe vëllain e bashkëshortes.

Në tentim të zmbrapset, lëndime ka marrë edhe vetë autori i tragjedisë, i cili së bashku me vëllain e bashkëshortes së ndjerë, janë dërguar në Spitalin e Prilepit për ndihmë mjekësore.

Prokuroria Publike ka bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa ka dhënë urdhër për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Prokuroria ka njoftuar po ashtu se trupat e viktimave janë marrë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat