Mickoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të pranojë ligj jokushtetues për Prokurorinë Publike - Bota Sot
Mickoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të pranojë ligj jokushtetues për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Mickoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të pranojë ligj jokushtetues për Prokurorinë Publike

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:44
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot deklaroi se partia e tij nuk do të pranojë ligj të ri për Prokurorinë Publike, që sipas tyre është jo kushtetues.

Ai tha se pushteti po tenton të miratojë ligj për amnistimin e krimit dhe të padrejtësive.

“Regjimi i Zoran Zaevit na e ka marrë lirinë dhe ka sjellë padrejtësi dhe pasiguri. Jemi bërë vend që me shkeljen e ligjeve, drejtësinë selektive dhe uzurpimin e institucioneve kemi rekord. Dhe gjithë kjo sjell përfitim për Zoran Zaevin dhe njerëzit e tij”, tha Mickoski.

Ai shtoi se pushteti përsëri propozon formimin e një prokurorie të veçantë me paga të larta dhe në dëm të prokurorëve në prokurorinë e rregullt.

“Propozojnë ligj që është kundër-kushtetues dhe vetëm për të mirën e tyre”, tha Mickoski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat