Mickoski pas takimit me Michel: Do të marrim pjesë në takimet për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Mickoski pas takimit me Michel: Do të marrim pjesë në takimet për Prokurorinë Publike

Më: 25 janar 2020 Në ora: 11:35
Pamje nga takimi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së-së njoftoi sot se përfaqësuesit e partisë së tij do ta vazhdojnë të marrin pjesë në grupet e punës për ligjin e Prokurorisë publike, edhe pse e lëshuan takimin një ditë më parë.

Ai tha se partia e tij është e interesuar për të gjetur një zgjidhje dhe nëse ka vullnet edhe nga LSDM-ja kjo mund të arrihet.

Mickoski shtoi se do të marrin pjesë në diskutimin publik për ligjin që pritet të mbahet javën e ardhshme dhe do t’i parashtrojnë vërejtjet e tyre rreth propozim ligjit.

Ai duke komentuar deklaratën e Joveskit që ligji është i mirë, tha se me siguri, kryeprokurori tashmë ka marrë direktiva të tjera për ta lavdëruar ligjin, për dallim prej herës së kaluar që e kishte kritikuar.

Këto komente Mickoski i bëri pas takimit me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel të cilit ja ja bërë të ditur se duhet të ketë”ose drejtësi për të gjithë, ose aspak drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat