Varhelyi: Duhet t’i hapim negociatat me Shkupin dhe Tiranën - Bota Sot
Varhelyi: Duhet t’i hapim negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Maqedonia

Varhelyi: Duhet t’i hapim negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Oliver Varhelyi

Euro-komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i zbatojnë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE.

Deklarata e Varhelyit vjen pas paralajmërimeve të Parisit se nuk do ta bllokojë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në rast se do të jenë pozitive raportet që do t’i publikojë Komisioni Evropian në mars.

“Jam shumë i inkurajuar nga vizitat e mia në të dyja vendet. Ata nuk heqin dorë nga reformat. Do ta shihni se do t’i realizojnë. Dhe, nëse e bëjnë këtë, duhet të jeni të bindur se negociatat duhet të hapen”, ka theksuar Varhelyi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat