Naqe Çulev: Aspak nuk mendoj për dorëheqje

Maqedonia

Naqe Çulev: Aspak nuk mendoj për dorëheqje

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:40
Naqe Çulev

Ministri teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për informacionet që u publikuan sot nëpër disa media, që aludonin në dorëheqjen e tij.

Çulev thotë se aspak nuk mendon për të dhënë dorëheqje, duke shtuar se deri në ditën e fundit do të jetë pjesë e qeverisë teknike.

“Me këtë rast dëshiroj ta porosis Oliver Spasovskin, strukturat partiake në MPB të cilët janë vendosur nga ai dhe strukturat kriminale të cilat LSDM-ja i mbështet, se aspak nuk mendoj të jap dorëheqje. Përkundrazi, deri në ditën e fundit do të mbetem në qeverinë teknike dhe fuqishëm do të luftoj kundër të gjitha mbetjeve nga sundimi i tij i keq në shtet dhe krimi dhe pa kompromis do të angazhohem për proces të pastër zgjedhor. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se nuk do t’iu nënshtrohem presioneve dhe kërcënimeve të LSDM-së dhe grupeve kriminale dhe lufta kundër krimit do të vazhdojë me intensitet të njëjtë, ndërsa për secilin veprim në Ministrinë e Punëve të Brendshme që është në kundërshtim me ligjet dhe procedurat ligjore do të pasojë procedurë përkatëse disiplinore”, shkruan Çulev.

Njëherit ministri Çulev, e akuzoi kryeministrin Spasovski, për keqpërdorim të Ministrisë së Punëve të Brendshme për qëllime partiake dhe publikimin e informacioneve të rreme në media.

“Rasti i sotëm në të cilin ueb faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme është keqpërdorur për publikimin e kumtesave partiake të shkruara nga ana e LSDM-së së pari flet për panikun në të cilin gjenden ata, e pastaj është edhe një argument i pohimeve të AIM se në vend të profesionalizmit, Oliveri bëri partizim të ashpër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht vendosi persona të cilët i besojnë verbërisht dhe i respektojnë urdhrat partiake të dhëna nga ana e tij. Veprimet e tilla nuk tregojnë asgjë tjetër, por flasin se LSDM-ja është në panik nga publikimi i mëtutjeshëm dhe shpërndarja e të gjitha krimeve”, shkroi Çulevi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat