Mickoski: Koalicioni jonë do të jetë në bazë të programeve

Maqedonia

Mickoski: Koalicioni jonë do të jetë në bazë të programeve

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:01
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, si dhe koalicionet e mundshme të partisë së tij.

Ai tha se pas zgjedhjeve mundësia për koalicion do të jetë e hapur me të gjitha partitë, por siç tha, mbi parimin e përshtatjes së programeve.

“Jeta nuk është lojë, në jetë ka parime të cilat nëse një herë shkelen, nuk janë më parime. Dhe në emër të kësaj mund të them se politikat që i udhëheq OBRM-PDUKM janë të bazuara në parime dhe pasi ky parim një herë është thyer në një TV, ju them se koalicioni i ardhshëm do të jetë në bazë të programeve dhe këtë nuk e ndryshojmë”, tha Mickoski.

Ai tha se sipas analizave të tyre që i kanë bërë, në zgjedhjet e 12 prillit presin që të fitojnë 61 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat