Edhe një shkollë në Maqedoni orën mësimore do ta zhvillojë pa telefona celularë

Maqedonia

Edhe një shkollë në Maqedoni orën mësimore do ta zhvillojë pa telefona celularë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:32
Foto Ilustrim

Shkolla fillore ‘Aleksandri i Maqedonisë’ në Aerodrom të Shkupit në bashkëpunim me Këshillin e prindërve mori vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë orës mësimore.

Për këtë qëllim, shkolla bleu sirtarë të vogël ku do të lihen telefonat celularë në mënyrë që nxënësit me më shumë kujdes ta ndjekin orën mësimore.

Mësimi pa telefona celularë do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat