Pendarovski–Kluge: Qytetarët të informohen nga burime relevante, të mos lejohet krijimi i epidemisë së lajmeve të rreme

Maqedonia

Pendarovski–Kluge: Qytetarët të informohen nga burime relevante, të mos lejohet krijimi i epidemisë së lajmeve të rreme

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:30
Stevo Pendarovki dhe Hans Klugen

Presidenti, Stevo Pendarovki sot e priti Hans Klugen, drejtorin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale të koronavirusit në vend, si dhe për informatat më të reja për situatën me këtë virus në botë.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, Kluge vlerësoi se shteti ynë ka kapacitete të mira dhe po ndërmerr hapa realë në gatishmërinë për trajtimin me koronavirusin.

“Ai theksoi se nuk ka vend për panik dhe se është e rëndësishme qytetarët të informohen nga burime relevante, në mënyrë që ta parandalojnë krijimin e një epidemie të lajmeve të rreme, me të cilën u dakordua presidenti Pendarovski. Në takim u diskutua edhe për gjendjen e ndotjes së ajrit në vendin tonë, me ç’rast presidenti Pendarovski tha se angazhimi i tij është ta vendosë këtë problem lartë në agjendat, duke e theksuar shembullin me seancën me Këshillin për Siguri në të cilin në prani edhe të organizatave joqeveritare u diskutua për ndotjen e ajrit si një rrezik sigurie në vend”, informon kabineti i Pendarovskit.

Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropë, Hans Kluge, është për vizitë në vendin tonë me rastin e mbajtjes së forumit të dytë kombëtar për shëndetësi me titull “Nëna të shëndetshme, të porsalindur të shëndetshëm: Maqedonia e Veriut u përgjigjet sfidave” të cilin e organizon Ministria e Shëndetësisë me mbështetje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat