Filipçe: Dy viktima nga coronavirusi, në 392 testime pozitivisht kanë rezultuar 44 pacientë

Maqedonia

Filipçe: Dy viktima nga coronavirusi, në 392 testime pozitivisht kanë rezultuar 44 pacientë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:21
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp konfirmoi se në vend sot janë regjistruar edhe dy viktima nga coronavirusi, një nga Dibra dhe një nga Kumanova.

Filipçe gjithashtu konfirmoi se në 24 orët e kaluara janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve: Kumanovë 23 raste, Shkup 12, Tetovë 2, Manastir 3, Strugë 2, Shtip 1 dhe Prilep 1.

Me rastet e reja të ditës së sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 329 persona.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive momentalisht shërohen 54 pacientë”, tha mes tjerash Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat