Maqedoni, më shumë se 12.000 persona evidentohen si të papunë në periudhën mars – maj

Maqedonia

Maqedoni, më shumë se 12.000 persona evidentohen si të papunë në periudhën mars – maj

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:07
Foto Ilustrim

Sipas Agjencisë për Punësim, gjithsej 11.904 persona kanë marrë statusin e të papunit.

Sipas agjencisë, prej të papunësuarve të rinj, 6.961 apo 58.5% janë me shkollë të mesme, 3.128 persona apo 26.3% janë pa arsim apo me arsim fillor dhe 1.815 janë persona me arsim të lartë.

Sipas moshës, pjesa më e madhe janë të moshës 30-49 vjet (5729 persona po 48%), të moshës deri 29 vjet janë 3.276 persona (27.5%), dhe mbi moshë 50 vjet janë 2.899 persona (24.4%).

Numri i përgjithshëm i të papunësuarve në agjenci për muajin mars – maj shënon rritje prej 12.297 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat