Nga 1 korriku hapen aeroportet, nuk pritet rritje drastike e çmimeve të biletave

Maqedonia

Nga 1 korriku hapen aeroportet, nuk pritet rritje drastike e çmimeve të biletave

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:48
Aeroporti

Distancë, mbajtja e detyrueshme e maskës dhe dezinfektimi i rregullt janë rregullat themelore që udhëtarët do të duhet t’i ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të lëvizin në një nga dy aeroportet në vend. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit po bën përgatitjet e fundit për të mirëpritur udhëtarët e parë më 1 korrik.

Asnjë udhëtar nuk do të lejohet të hyjë në aeroport pa vendosur maskë mbrojtëse, pastaj në hyrje duhet të dezinfektohen këpucët dhe pasagjerët duhet të dezinfektojnë duart në makinerinë të instaluar tashmë. Pastaj çdo udhëtari i matet temperatura e trupit me kamerë termike”-tha Alper Ersoj – Drejtor i Përgjithshëm i TAV.

Udhëtarët do të duhet të arrijnë tre orë para fluturimit për të shmangur rrëmujën e panevojshme, dhe nuk lejohet të ulen pranë njëri-tjetrit në karriget në sallën e pritjes së aeroportit.

Në tre muajt e fundit, nuk ka pasur udhëtarë, kjo është hera e parë që kemi pasur pasoja negative për sektorin tonë, për të cilat presim që të duhen disa vite për të tejkaluar numrin e pasagjerëve që udhëtuan në vitin 2019.”-pohoi Alper Ersoj – Drejtor i Përgjithshëm i TAV.

Sipas njeriut të parë të TAV, biletat për udhëtim nuk do të kenë rritje dramatike, përkundër faktit se avioni do të duhet të jetë me 50 % të kapacitetit të plotë. Të dy aeroportet në vend u mbyllën në mesin e marsit dhe funksiononin vetëm për fluturime kargo dhe humanitare për kthimin e shtetasve tanë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat