Nikolloski: Do të miratojmë ligj për kontrollimin e pronës së politikanëve

Maqedonia

Nikolloski: Do të miratojmë ligj për kontrollimin e pronës së politikanëve

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 21:43
Aleksandar Nikolloski

Bartësi i njësisë zgjedhore numër katër dhe nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski në tubimin e sotëm në Novaci tha se për tre ditë me radhë i bën thirrje Zoran Zaevit të deklarohet për kapitalin e tij dhe pasurinë e familjes së tij.

“Pjesë e rëndësishme e programit tonë është sundimi i së drejtës dhe shteti i së drejtës. Dita e tretë me radhë Zaev i ikën përgjgigjes. Kemi projekt që quhet hulumtimi i kapitalit dhe pasurisë së të gjithë politikanëve dhe figurave publike në 30 vitet e kaluara. Para disa muajsh partia jonë dhe kryeministri i ardhshëm Mickoski këtë e prezantuan publikisht, tani është pjesë e programit tonë dhe do ta zbatojmë”, tha Nikolloski.

Ai premtoi hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha që do të blejnë prodhimet vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat