Ruskovska kërkon më shumë prokurorë për luftimin e krimit - Bota Sot
Ruskovska kërkon më shumë prokurorë për luftimin e krimit

Maqedonia

Ruskovska kërkon më shumë prokurorë për luftimin e krimit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:13
Villma Ruskovska

Kryetarja e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar, Villma Ruskovska, kërkon që prokuroria e saj të ketë gjithsej 20 prokurorë. Aktualisht, 10 prokurorë po ndjekin penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë prokurori, dhe sipas sistematizimit aktual, ata kanë tre prokurorë më pak. Kreu i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, për Alsat tha se ata duhet të analizojnë, nëse me të vërtetë ka nevojë për 20 prokurorë në atë prokurori.

“Në të ardhmen, Prokuroria Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të duhet të na sigurojë të dhëna për ngarkesën e punës të secilit prokuror publik, me një numër rastesh, për cilat vepra penale veprohet d.m.th., rëndësia e vetë rasteve penale”, tha Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Kolevski pret që Prokuroria për Krimin e Organizuar në vjeshtë të marrë prokurorë të rinj, ndërsa tani zgjedhjet po e pengojnë përzgjedhjen e tyre. Të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret, përfshirë prokurorët që kanë punuar në PSP, do të jenë në gjendje të aplikojnë në këtë konkurs.

“Kjo varet kryesisht nga kritere të caktuara, përvoja si prokuror publik, suksesi në punën me raste, raportet e tij me kolegët …”, pohoi Aco Kolevski, kryetar i Këshillit për Prokurorë Publikë.

Me prokurorët e rinj në krimin e organizuar, do të zvogëlohet numri i prokurorëve në prokuroritë më të ulëta. Aktualisht, mungojnë 30 prokurorë, ndërsa në Prokuroritë e Larta 12 prokurorë. Me pensionimin, gjithashtu zvogëlohet numri i personave, që ndjekin krimin. Dhe për gjeneratën e re do të duhet të pritet të paktën edhe tre vjet. Trajnimi në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik nuk ka filluar për shkak të ankesave të kandidatëve të pazgjedhur. Edhe djali i kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi, Barled Xhaferi, i cili është zgjedhur në Akademi, është gjithashtu në pritje të trajnimit për gjykatës apo prokuror i ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat