Maqedoni: Më shumë se gjysma e mjekëve të rinj do të punojnë me pacientë me COVID-19

Maqedonia

Maqedoni: Më shumë se gjysma e mjekëve të rinj do të punojnë me pacientë me COVID-19

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:41
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, së bashku me zv. ministrin, Armend Arsllani, u takuan me mjekët e mjekësisë, të cilët kaluan provimin profesional këtë muaj dhe morën licencë për të punuar nga Oda e Mjekëve.

Bëhet fjalë për gjithsej 66 mjekë të licencuar, prej të cilëve më shumë se gjysma kanë shprehur dëshirën për të punuar me pacientë me Covid-19.

“Në takim, mjekët e rinj mirëpritën ndryshimin në Ligjin për kujdesin shëndetësor nga janari i vitit të kaluar, i cili i lejon që çdo mjek të diplomuar i cili ka marrë licencë menjëherë të fillojë një stazh gjashtëmujor, për të cilin për herë të parë do të paguhen në shumë prej 30.000 denarë në muaj”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Pun[ në kohë prej gjashtë muajsh në institucionet e shëndetit publik – shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me veprimtari të zgjeruar që kryejnë veprimtari të kujdesit parësor shëndetësor, në aktivitetet e kujdesit mjekësor urgjent dhe mjekimit në shtëpi, kujdesit shëndetësor parandalues ​​për fëmijët parashkollorë dhe shkollorë dhe polivalentë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto masa janë një nxitje që mjekët e rinj të vazhdojnë aktivitetet e tyre në vend, duke pasur parasysh që ato janë e ardhmja e shëndetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat