Regjistrohen 137 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 137 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:59
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit nga 1.437 testime janë regjistruar 137 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja në Shkup ka 64 raste, Kumanovë 7, Shtip 19, Tetovë 7, Strugë 14, Ohër 5, Gostivar 6, nga një rast në Prilep, Veles, Krushevë dhe Demir Hisar, 2 raste në Radovish dhe Manastir, në Sveti Nikole 3 dhe në Kërçovë 4.

Sot ISHP-ja poashtu regjistroi 131 pacientë të shëruar. Prej tyre 41 janë nga Shkup, 10 nga Shtipi, 11 nga Tetova, 25 nga Struga, 3 nga Velesi, 36 nga Ohri dhe 5 nga Gostivari.

Poashtu kanë humbur jetën edhe 10 persona. Prej tyre 5 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një nga Tetova, Gostivari dhe Radovishi.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut me coronaviurs janë diagnostifikuar 9.547, numri i të shëruarve është 5.071, i të vdekurve 442, ndërsa momentalisht në Maqedoni ka 4.034 raste aktive

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat