Shaqir Fetahu shërohet nga COVID-19

Maqedonia

Shaqir Fetahu shërohet nga COVID-19

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:20
Shaqir Fetahu

Ushtruesi i detyrës kryetar i BFI-së Shaqir Fetahu, është shëruar nga sëmundja COVID-19.

Këtë nëpërmjet një njoftimi në Facebook e ka bërë të ditur vetë ai, ku thotë se ka rezultuar negativ në dy testet e fundit për coronavirus.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj se sot mora rezultatin e testimit të dytë të njëpasnjëshëm për COVID-19 dhe që falë Zotit doli negativ. Jam mirënjohës që edhe kjo përfundoi me sukses.
Ashtu siç lypet, si besimtar, i jam falënderues të madhit Zot për sprovën, guximin, shpresën dhe vetëdijen që m’i dhuroi gjatë kësaj sëmundjeje”, shkruan Fetahu.

Ai shpreh mirënjohje për bashkëpunëtorët, shokët, nëpunësit fetarë, miqtë dhe dashamirët e tij.

“Në fund, kam nderin që përzemërsisht t’i shpreh falënderimet e mia më të thella përkujdesësit kryesor, infektologut të mirënjohur nga Çegrani – Gostivari, specialistit, Dr. Enes Mehmetit, i cili me përvojën dhe profesionalizmin e lartë në lëmin e infektologjisë ka udhëhequr shërimin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani drejtpërsëdrejti i kthehem shërbimit tim në BFI. Të qofshim falë i Madhi Zot!”, shkruan Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat