Filipçe: Komisioni propozoi që nxënësit deri në klasën e tretë të shkojnë në shkollë, për të tjerët mësim online - Bota Sot
Filipçe: Komisioni propozoi që nxënësit deri në klasën e tretë të shkojnë në shkollë, për të tjerët mësim online

Maqedonia

Filipçe: Komisioni propozoi që nxënësit deri në klasën e tretë të shkojnë në shkollë, për të tjerët mësim online

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:54
Venko Filipce

Nxënësit deri në klasën e tretë duhet të shkojnë në shkollë, ndërsa për pjesën tjetër të ketë mësim onlajn, përkatësisht të mësojnë nga shtëpia, propozoi Komisioni për sëmundje infektive në takimin e sotëm me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Këtë për AIM e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce i cili tha se ky propozim i Komisionit duhet të diskutohet në seancë të Qeverisë dhe të merret vendim përfundimtar.

“Për kopshtet e fëmijëve të hënën e ardhshme ose të martën do të kemi një takim tjetër me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ata po e azhurnojnë numrin, sepse tani ata shohin se sa fëmijë do të regjistrohen, kështu që bazuar në atë të vendoset”, shtoi Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat