Alarmi për bombë në Shkup ishte i rrejshëm

Maqedonia

Alarmi për bombë në Shkup ishte i rrejshëm

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 21:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftojnë se pas vendosjes së perimetrit të sigurisë dhe kryerjes së kontrolleve, është vërtetuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm për bombë në rrugën “Aradhet Partizane”.

Sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për dy peshore, që kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Tashmë policia ka zhbllokuar trafiku drejt rrugës “Franklin Ruzvelt”, që ishte bllokuar për shkaqe sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat